Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit për normalizimin e çmimit të hidrokarbureve, që kanë pësuar një rritje të ndjeshme, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Në një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 12 të kryeqytetit, Rama tha se do të sigurohen edhe rezerva.