“Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, sepse është një dëftesë që i takon atyre që janë drita e syve të prindërve të këtij vendi, nxënësve tanë”. Kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama vlerësimin e testit PISA 2025 duke theksuar se “kemi dalë si asnjëherë më mirë në këtë test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim.