Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Bashkimin Europian ‘traun’ ku Shqipëria, apo Ballkani Perëndimor ka lidhur fijet për të vazhduar ‘tezgjahun’. Në konferencën e përbashkët që mbajti me eurokomisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha se që BE të na pranojë na takon ne që të shkojmë me standarde, me vlera, parime dhe sistemin që funksionon.