Rreth dy javë pas këtij paralajmërimi, kryeministri Edi Rama merr masa ndaj drejtuesve të lartë të administratës. Nga Budva e Malit të Zi, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri ka dhënë një urdhër për të gjithë ministrat e kabinetit të tij qeverisës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka urdhëruar ministrat që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që kanë në varësi. Urdhri i kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë, kur Tirana është përfshirë prej dhjetë ditësh nga protestat e dhunshme, pjesë e të cilës janë bërë edhe studentë e gjimnazistë.