Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e paprecedentë të ndodhur në ambientet e Kuvendit, gjatë seancës plenare të së hënës, ku kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u largua me vrap nga institucioni. Kreu i qeverisë e cilëson Shehajn një ballist, që sipas tij, dëshmoi botërisht se vesi del me shpirtin.