Edi Rama ka pritur sot në kryeministri kreun e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Pas fjalës së tyre, u mirëpritën pyetjet e gazetarëve, ku Rama u pyet në lidhje me projektin e Zvërnecit. Rama konfirmoi se projekti do të vazhdojë, por është i gatshëm të ulet dhe të flasë me përfaqësues të protestuesve. “Janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar, që i përkasin viteve 1990. Çudi e madhe, se nuk ka projekt. Është vetëm një koncept që është miratuar dhe është shoqëruar me shumë kushte për projektin që pritet të vijë.