Top Channel/ Rama sfidon protestuesit nga Zvërneci: Edhe 500 mijë po te mblidheni…
05/06/2026 21:56

Pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, Kryeministri Rama është nisur drejt Vlorës, ku do të takohet me banorët e fshatit Zvërnec. Kryeministri së bashku me banorët e zonës do të zhvillojnë një bashkëbisedim rreth problematikave dhe ankesave për projektin e Zvërnecit. Rama mbërriti në Zvërnec me helikopter dhe pas këtij takimi, kryesocialisti do të shkojë në Vlorë në Sheshin e Flamurit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Përditësimet LIVE 19:30 “Mbylle atë radio se me çmende”, Rama batuta me banorin e Zvërnecit: Dëgjon lajmet aty, ça është ajo Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Zvërnecit, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as batutat. Në fjalën e tij, Rama iu drejtua një prej banorëve, duke i thënë që të fikte radion që kishte me vete. “Po mbylle atë radio se më shkatërrove. Çfarë bën? Dëgjon lajmet atje? Të lajmërojnë për lajmet atje? Po çfarë të them…”, iu drejtua Rama qytetarit. 19:22 “Po bëhen me AI video protestash që nuk ekzistojnë, buzëdetit miliona njerëz”/ Rama: Nuk duhet shumë për të na bërë gropën “Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se përse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe përse kjo narrativë fillon njëherë duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë, të cilën bota tani ka filluar ta kuptojë tamam”, tha Rama. 19:05 “Po kur thonë 5 kushte…”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat? “Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama. 18:40 “Do më bësh të shaj gjykatën? Gati jam, por do më prishësh punë me Europën”/ Rama-qytetarit në Zvërnec: Fuqia ime si kryeministër, mbaron aty ku… “Do më bësh mua të shaj gjykatën? Se gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Gati jam të të bashkohem. Hajde bëhemi bashkë, i gjejmë shtëpinë gjykatësit dhe e kapim të dy bashkë. Demokraci është kjo? Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës. Mos më bëj mua të merremi këtu me gjykatën, se vijnë ata dhe na kapin të dyve pastaj”, tha Rama. 18:39 “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”/ Rama thirrje protestuesve: Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha kryeministri Rama. 18:30 “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, këtë nuk e zgjidhni dot me mua “Prona tani më është shitur dhe ka pronarë të tjerë, që janë vetë-investitorë. Kur ata janë paraqitur te ne, kanë sjellë të gjitha letrat. Nga ana e letrave është gjetur procedura”, tha Rama. 18:21 “Unë i pari nuk negocioj”/ Rama në Zvërnec: Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën, do të duhet të presin shumë më tepër “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, u shpreh Rama. 18:12 Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij. 18:00 “Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me pronarët Rama iu përgjigj një prej qytetarëve, duke thënë se ai nuk është takuar kurrë me pronarët e tokës në Zvërnec, duke shtuar se ajo është një tokë private, ku sipas tij, qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Top Channel/ “Thyhet” qetësia, molotovë dhe gurë te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz dhe ujë
20/10 18:07
Top Channel/ Aksident në bypass-in Mbrostar-Levan, betonierja përplaset me kamionin, një i plagosur
20/10 18:02
Top News – Gurë e valle, çuditë nga protesta para Kryeministrisë
20/10 17:10
Top Channel/ “Kërcet daullja” në Bulevard, të rrinj këngë e valle në grupe
20/10 16:40
Top Channel/ Të rinjtë hedhin valle në mes të Bulevardit, policët i vëzhgojnë
20/10 16:39
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqje/ Shpallin grevë në mbështetje të protestës
20/10 16:36
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Shpallin grevë në mbështetje të protestës së të rinjve
20/10 16:36
Top Channel/ Presion uji drejt protestuesve, vajzat qëndrojnë bashkë në vijën e parë të tubimit
20/10 16:08
Top Channel/ Protestuesit vendosen te Kryeministria, tabelën e volejbollit e shtyjnë në Bulevard
20/10 16:08
Top Channel/ Tensione në Ministrinë e Arsimit, policia dhe protestuesit përplasje me njëri-tjetrin
20/10 16:05
Top Channel/ Tensionet në ditën e 8 të protestës, policia tenton t’i largojë me presion uji
20/10 16:02
Top Channel/ Policia i ndjek nga mbrapa, protestuesit e rinj kërcejnë valle në mes të rrugës
20/10 16:01
Top Channel/ Tensione në tubim, protestuesit thyejnë gurët e trotuareve, policia hedh presion uji
20/10 16:01
Top News – Rama mbledh grupin e PS. Protesta e studentëve, prezantohet pakti 2.0
20/10 15:45
Top News – PD kërkon seancë plenare urgjente. Kërkesë Kuvendit: Të diskutojmë protestën e studentëve
20/10 15:40
Top Channel/ Pedagogët thyejnë karriget. Refuzojnë ofertën e kryeministrit për dialog
20/10 15:31
Top News- Studentët refuzojnë ftesën e Ramës/Karriget e dialogut në Bulevard flaken te Kryeministria
20/10 15:25
Top Channel/ Dëmtohet “Lahuta e Malcisë”. Instalacioni hiqet për riparim, qytetarët dënojnë aktin
20/10 15:22
Top Channel/ Kush e komandon protestën online? Eksperti i IT-së ngre dyshimet
20/10 15:21
Top Channel/ Avokati i Popullit evidenton dhunë në protestë, policë pa identifikim, mungesë kushtesh
20/10 15:20