Top Channel/ “Rama, sekret procesin e integrimit”! Çfarë zbuloi sot Berisha
22/04/2026 19:45

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria po mban të fshehta takimet në Bruksel. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha i bëri thirrje delegacionit të BE në Tiranë që të informojë për procesin e kapitujve. Ndër të tjera ai tha se PD do të vazhdojë të insistojë për realizimin e kërkesave. “Për ta shpjeguar më qartë, u them qytetarëve ta dinë se nga fillimi i muajit mars gjer sot, për procesin e integrimit të Shqipërisë janë organizuar në Bruksel një seri takimesh dhe mbledhjesh. Të gjitha të mbajtura fshehurazi nga qeveria, ndonëse përfaqësuesi i saj ka qenë aty. Të gjitha të mbajtura fshehurazi ndaj opozitës, ndaj qytetarëve. Në të gjitha këto takime nuk është arritur ujdia apo konsensusi që të kalojë raporti IBAR, një raport i ndërmjetëm, jo përfundimtar. Jo, po këto nuk mund t’u thuhen shqiptarëve, u mbahen sekret, paçka se ka të bëjë direkt me ta. Shqiptarëve nuk u thuhet se në 6 mbledhje gjer tani, të atij institucioni që vlerëson pikërisht këtë raport, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje. Dhe nuk është votuar, nuk është rënë dakord të votohet raporti që u votua për Malin e Zi që në fillim të marsit, të dyja ishin në të njëjtën mbledhje. Shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar, fakti se vendet anëtare kundërshtuese të votimit të raportit erdhën gjithnjë duke u shtuar. Shqiptarëve u fshihet fakti se- që përbën një zhvillim pozitiv për mua, presidenca ndryshoi raportin dhe kërkesat, pikërisht për t’u përshtatur me kërkesat që paraqitën vendet anëtare ndaj Shqipërisë. Po, po, u ndryshua raporti. Shqiptarëve u fshihet fakti se sot me kalendar ishte përcaktuar konferenca ndërqeveritare, e cila nuk u mbajt. Dhe preokupimi i lobistëve nuk është se shqiptarët nuk dinë asgjë për këto, por përkundrazi se nuk duhet të dinë për këto sepse do të sulmojnë Edi Ramën. Unë u bëj thirrje vendeve anëtare të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian dhe Presidencës, të marrin çdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe vetëm transparencë. Për hir të të vërtetës, që ta dinë shqiptarët, qeveritë përreth publikojnë fill mbrapa të gjitha zhvillimet që ndodhin në Bruksel për vendet e tyre, nuk i fshehin. Por dhe lobistët e korruptuar kanë preokupimin e madh se mos keqpërdoren, nuk është problem se shkelmohen normat dhe të gjitha, po se mos keqpërdoren kundër kryekorruptorit Edi Rama. Ne jemi këtu për transparencë. Ne si opozitë qëndrojmë të palëkundur absolutisht në objektivin tonë në integrimin e Shqipërisë në BE. Por ne theksojmë edhe njëherë, dhe do insistojmë dhe zërin tonë do ta ngremë në të gjitha instancat që ky duhet të jetë një proces transparent i bazuar në meritë dhe jo në lobim korruptiv“, u shpreh Berisha.

Top Channel/ Lot në sytë e familjarëve të Arlinda Zekajt, protest para Policisë Rajonale të Pejës
30/10 13:08
Top Channel/ Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari
30/10 12:46
Top Channel/ Mot i freskët dhe me shi! Parashikimi, moti i paqëndrueshëm edhe gjatë javës që vjen
30/10 12:44
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin! Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 12:43
Top Channel/ Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti
30/10 12:25
Top News – Nga droga te zhvatja. Arrestohet në Vlorë 38-vjeçar i kërkuari nga Italia
30/10 12:04
Top News – Konsultimet për datën e zgjedhjeve. PS e PSD te Begaj, opozita refuzon në bllok ftesën
30/10 11:50
Top Channel/ Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, i dënuar në Itali me 7 vite burg, pritet ekstradimi
30/10 11:28
Top News – Buxheti prezantohet te Ekonomia. Braçe: Ligji të zbatohet siç miratohet deri në fund
30/10 11:21
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, emëron Etleva Bishën
30/10 11:11
Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40