Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e fondit të përmuajshëm të pensionit për ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës. Kreu i qeverisë tha se nga kjo rritje do të përfitojnë një numër shumë i madh pensionistësh. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ironizoi dhe premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve. Në mbyllje të takimit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se po bëhet gjithçka për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave të trupës së Policisë së Shtetit.