Top Channel/ “Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit”, Berisha takim me demokratët: Ai e urren Metën
06/05/2026 22:36

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e degës numër 5 në Tiranë. Në fjalën e tij, përveç thirrjes për protestë, Berisha u shpreh se Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit, duke shtuar se kryeministri e urren liderin e PL-së, Ilir Metën. “Çdo i ri ka ëndërr, çdo i ri kudo që jeton ka ëndërr ta ndërtojë ëndrrën në Tiranë, në kryeqytetin e vendit të vet. Ose të ndërtojë biznesin aty ku është, të begatohet. Por ëndrra për të rinjtë bëhet krejtësisht e pamundur. Së pari, i pret mesatarja, e cila e pret si me kosë, i largon që në gjimnaz nga Shqipëria. Së dyti, mbarojnë, nuk gjejnë punë. Së treti, nuk mund të blejnë shtëpi. Ky vend, ky kryeqytet i bekuar ka çmimet më të larta në Europë të apartamenteve. I duhet të punojë një shekull një i ri që të blejë një apartament. Jo, merr rrugët e dheut, e merr ëndrrën e tij të bukur, e merr projektin e tij të mrekullueshëm për Shqipërinë e nesërme dhe merr rrugët. Të gjitha këto, sepse një organizatë kriminale e drejtuar nga Edi Rama mendon vetëm e vetëm për plaçkitjen, vjedhjen e pasurive, fondeve të qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm se miliarderët e drogës, kriminelët e damkosur sjellin miliardat në kullat e krimit dhe korrupsionit, kullat e drogës. Blejnë kate e kate të tëra. Atëherë për të riun nuk mbetet asgjë, mbeten vetëm rrugët e botës. Ndaj dhe qëndrimi juaj, që nuk u nënshtruat, nuk u mposhtët, është një qëndrim i bekuar, është një qëndrim për të cilin çdo shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës. Çfarë është ky qëndrim? Ky qëndrim para së gjithash është qëndrimi i shqiptarit, qëndrimi i qytetarit që ndjen përgjegjësi për familjen e tij, për qytetin e tij, për vendin e tij. Nuk ka forcë më të madhe se sa përgjegjësia e qytetarit për qytetin. Se sa përgjegjësia e shqiptarit për vendin e tij. Në këtë kontekst, ju pa asnjë dyshim jeni elita e vërtetë e këtij kombi. Po, elita më eprore e kombit. Këtë ta ketë të qartë çdo shqiptar se ju nuk pajtoheni me të keqen, se ju ngriheni kundër të keqes, se ju doni të ndahet vendi nga e keqja. Dhe e bëni këtë në kushte shumë të vështira. Ju, me qëndrimin tuaj, në momente kritike, kur projekti Shqipëria pa opozitë nga Edi Rama, që ka trashëguar moralin të etërve të tij vrasës, dhe që këtë moral e ka shndërruar në moralin e qeverisjes së tij tani, plotësisht, e patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta. Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxhës, diktatorit më brutal. Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit. E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera. Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë. Kurse ju nuk trembeni. Ju nuk jeni trembur. Ju u ngritët në kohëra kritike për të mbajtur në Shqipëri opozitën, për të pasur Shqipëria një opozitë jo të kontrolluar nga qeveria, jo fasadë por një opozitë të vërtetë si zëri i ndërgjegjes dhe moralit të këtij kombi”, u shpreh Berisha.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41