Top Channel/ Rama reagon për “Diellën”/ Letra e kryeministrit për “NYT”
20/11/2025 23:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve të ish-drejtorit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, i cili e përshkroi ministren e inteligjencës artificiale “Diella” si një hap drejt “algokracisë”, apo qeverisjes nga algoritmet. Në një editorial tw publikuar në “New York Times”, Rama kundërshton hapur këtë përshkrim, duke e cilësuar Diellën si një mjet që forcon, dhe jo që e zëvendëson demokracinë. Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”. Ai shton se transparenca dhe efikasiteti nuk janë “algoritme”, por vlera të demokracisë të cilat teknologjia mund t’i zbatojë me saktësi dhe pa ndikim politik. “Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit”. Rama mbyll reagimin duke theksuar se Shqipëria nuk po krijon një “algokraci”, por një demokraci digjitale, ku teknologjia përdoret për t’u shërbyer njerëzve dhe jo për t’i zëvendësuar ata.

Top News – ‘Shkalla e Meritës’ në administratë. Rama-Do vlerësojmë punonjësit më të mirë në shtet
02/11 16:15
Top Channel/Cuçi: Mos mu hakërre mua, kjo si barsoleta me krimbin’, Kapri:Ulja e TVSH nuk do…
02/11 15:07
Top Channel/ Buxheti 2027/’Projekt i pabesë’, Kapri: Ndryshimi i TVSH ‘rrufe në qiell të pastër’…
02/11 14:58
Top Channel/ Buxheti 2027, Ministri Malaj prezanton prioritetet dhe investimet më të rëndësishme
02/11 14:35
Top Channel/ Kryeministri Rama prezanton planin e ri për administratën, tregon si të aplikoni për…
02/11 14:16
Top Channel/Rama:Besa dhe Pasqyra reflektim konkret për të lexuar atë që i nxori ata njerëz në shesh
02/11 14:15
Top Channel/ ‘Po ndërtojmë një administratë që t’i shërbejë Shqipërisë sot’, Rama: Kjo ministri…
02/11 13:52
Top Channel/ ‘Falë IA gjithçka do të jetë transparente’, Rama: Shkalla e Meritës një element që…
02/11 13:50
Top Channel/ ‘S’ka ‘hiq Lolin e sill Colin’ Rama: Shkalla e Meritës do mbështetet në instrumente…
02/11 13:49
Top Channel/ Vlerësimi mbi shkallën e meritës në administratë, Rama: Dallim sistemik për ata që…
02/11 13:41
Top Channel/ ‘Shembull në Rajon për teknologjinë’, Rama: Jemi grupi më i përparuar në…
02/11 13:38
Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09