Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet puna për lirimin e hapësirave. Me tone humoristike aq dhe ironizuese, kreu i qeverisë shkruan krahas postit “Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”