Top Channel/ Rama: Pse dua mandat të katërt, Kryeministri për “Reuters”: Ka ende shumë për t’u bërë
14/10/2024 22:38

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të kandidojë për mandatin e katërt. Në një intervistë për “Reuters” shefi i qeverisë shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi. “Plani është të kandidoj. Unë besoj se duhet të kandidoj, sepse ka punë për të përfunduar. Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për t’u bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme” Në prag të hapjes së kampit në Gjadër, kryeministri shqiptar hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me një shtet tjetër të BE-së përveç Italisë, për pritjen e emigrantëve. I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm dhe se Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër. Rama mori pjesë në Procesin e Berlinit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE, ndërsa Shqipëria kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian 2030-ën. “Një marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore për rajonin e Ballkanit Perëndimor është e arritshme. Do të jetë e rëndësishme të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s”. Kancelari Scholz do të bisedojë me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në negociatat që u nisën në 2014 me synimin për të integruar rajonin në politika më të përputhshme me BE-në.

Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28