Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish me bindje se Reforma në Drejtësi, përfshi SPAK, është bërë nga Partia Socialiste dhe vetëm me këtë parti mund të vijojë pandëshkueshmëria. Në Asamblenë e PS në disa njësi të kryeqytetit, Rama tha se lufta ndaj korrupsionit, është vetëm lufta e socialistëve, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kryedemokratit Sali Berisha.