Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ditës së 30-të të protestës në Tiranë, duke deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, pavarësisht se kush i organizon apo i drejton tubimet. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri dallimin mes protestuesve, të cilët sipas tij shprehin shqetësime reale, dhe organizatorëve të protestës, të cilët i akuzoi se po i keqpërdorin qytetarët për interesa politike.