Për rreth 9 orë kryeministri Edi Rama dëgjoj raportimet e ministrave dhe drejtorëve të agjencive shtetërore. Në ndërhyrjet e kryeministrit një vëmendje e vecantë iu kushtua “Pasqyrës Albania” si një mekanizëm për përmirësimin e shërbimeve. Pak minuta pasi u largua nga vila qeveritare këtu në Pogradec kryeministri në një transmetim Live në facebook tregoi rëndësinë që merr Pasqyra Albania përballë algoritmit të shfaqur nga sheshi protestës muajt e fundit. Kryeministri dha edhe disa detaje për disa programe të diskutuara me karakter social sic është ai për strehimin.