Në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama ka treguar se ka propozuar një draft për Asocacionin, i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se të dyja palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën. Sipas Ramës situata po bëhet alarmante dhe nuk preferon të qëndrojë spektator e të shoh Kosovën të tkurret si shtet.