Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka vizituar Korçën, ku nga atje komentoi propozimin e bërë sot nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të deputetëve. Ai u shpreh duke thënë se në Holandë ka 150 deputetë, në Gjermani një numër tjetër dhe secili vend anëtar ka një mënyrë pavarësie sa i përket ndërtimit të parlamentit. Pyetje zhvillimet e fundit dhe propozimi i Kryministrit për uljen e numrit të deputetëve dhe nga ana tjetër shohim një sulm të vazhdueshëm ndaj organeve të drejtësisë po nga politika. Si i komentoni?