Kryeministri Edi Rama në podcast shprehu bindjen se nuk ka tërheqje nga investimi në Nartë. Në shënimin e javës kryetari i PS vlerësoi se protestat në Tiranë nuk do të bëhen pengesë për të bllokuar projektin. Të jemi shumë të qartë projekti do të bëhet sepse ëhstë e mirë e madhe për ekonominë, bekim për Vlorën dhe kapërcim për BE. Për Ramën me rëndësi është qasja e komunitetit në Zvërnec që sipas tij krahas pretendimeve për pronat, është i shqetësuar që të mos e humbasin projektin.