Në Bruksel është zhvilluar pritja zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, përpara Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE. Takimi shënon nisjen e një faze të rëndësishme diskutimesh mes palëve, me fokus në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe avancimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian.