Pas betimit të qeverisë “Rama 3”, kryeministri është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point”, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi. Rama u prit me nderime, ndërsa vizita e tij në akademinë ushtarake të “West Point” ishte në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.