Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këtë mbrëmje kandidatin për president të socialistëve, Bajram Begaj, emri i të cilit u bë publik nga kreu i qeverisë pak orë më parë. Në fjalën e tij, Gjeneral Bajram Begaj tha se do të përpiqet të jetë personi i duhur për të përfaqësuar postin e ri, pasi profesionet nga ai vjen janë me disiplinë dhe duan përkushtim. Ai tha se do të ishte i lumtur nëse do të merrte votat për të qenë kreu i ri i shtetit. Kryeministri u shpreh i bindur bindur se Begaj ka besnikërinë që i duhet kësaj detyre.