Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat pak para se të nisë seanca plenare e ditës së sotme. I pyetur nëse është i sigurt për të gjithë deputetët e tij që do të votojnë kundër PS-së për Reformën Territoriale, Berisha tha se nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash. Ai shtoi se ‘ka dëgjuar se Rama do të sjellë edhe Ballukun në seancë’.