Teksa poshtë dritares së tij po protestohej kryeministri Edi Rama e quajti pakënaqësinë për rritjen e çmimeve tw karburanteve, si një valë të natyrshme shqetësimi. Pasi kujtoi zgjidhjet e qeverisë pas tërmetit dhe pandemisë kryeministri shpalosi planet e qeverisë për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimit ta karburanteve.