Qeveria nuk i ka mbyllur sytë dhe veshët përballë kërkesave të cilat artikulohen çdo mbrëmje në protestën qytetare. Kjo sipas asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama në editorialin e përjavshëm të pod-kastit Flasim, paçka se deri më tani protestuesit kanë vendosur një mur bllokues në pasjen e një komunikimi me qeverinë.