Top Channel/ Rama: Platformë zemërimi anti-Trump! Sazani nuk është shitur
17/06/2026 19:43

Kryeministri Edi Rama përsëriti nga Gjermania se protestat në Shqipëri dhe gjithë buja ndërkombëtare për investimin në Sazan e Zvërnec ka në fokus presidentin amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA), kreu i qeverisë shqiptare hodhi poshtë kritikat për planet e resortit luksoz lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, teksa theksoi se Sazani nuk është shitur dhe ishullin nuk e ka marrë familja e presidentit amerikan. Rama tha se qeveria e tij është ende në negociata për një sipërmarrje të përbashkët biznesi, për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, në vlerën e 1.4 miliardë eurove. “Shqipëria është shndërruar në një platformë për gjithë zemërimin anti-Trump në mbarë botën. Faktet tregojnë se nuk ka asnjë marrëveshje për Ishullin e Sazanit. Janë të gjitha gënjeshtra”. Sa i përket investimit 4 miliardë euro në Zvërnec, që u bë shkak për nisjen e protestave në Tiranë, që vijojnë prej më shumë se dy javësh, kryeministri Rama u shpreh për median gjermane se punimet paraprake në këtë zonë janë pezulluar përkohësisht, për shkak të “presionit”, por shtoi se projekti do të ecë përpara deri në fund. Agjencia Gjermane e Shtypit i përmendi kryeministrit Rama kritikat nga grupet mjedisore në vend mbi ndryshimet në ligjin shqiptar për zonat e mbrojtura, të miratuara në vitin 2024. “Qeveria i ka përshkruar këto ndryshime si një sqarim të statusit të mbrojtjes së zonave, por Bashkimi Evropian ka deklaruar se amendamentet kanë dobësuar mbrojtjen mjedisore”, shkruan media gjermane, por ky vlerësim hidhet poshtë nga kryeministri.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37