Kryeministri Edi Rama ka guxuar shumë gjatë ditës së sotme në samitin që po zhvillohet në Moldavi, ndërsa për një moment i ka dhuruar një puthje të papritur në faqe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Videoja është publikuar nga kryeredaktorja e Euroactiv, Aneta Zachová dhe tregon momentin kur Rama puth dhe përqafon Melonin, moment i cili për udhëheqësen italiane ka qenë i papritur. E surprizuar Meloni e ka pasuar momentin e sikletshëm me të qeshura. ‘Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ‘sulmoi’ kryeministren italiane Giorgia Meloni’, shkruan Aneta Zachová në Twitter. Source: Twitter, Aneta Zachová