Shoqata e Gjyqtarëve duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për kërkesën e tyre për rritje pagash, çështje në gjykim në Gjykatën Kushtetuese deklaruan të martën në mbrëmje se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”.