Top Channel/ Rama për Veliajn: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit!
12/11/2025 19:35

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tirana, ka folur për buxhetin e bashkisë dhe po ashtu për kryebashkiakun Veliaj. Rama është shprehur se situata e Veliajt është një paradoks shumë i madh, sepse sipas tij, kryebashkiaku është në burg pa gjyq. Kryeministri rikujtoj se sipas tij, Gjykata Kushtetuese mori një vendim tjetër nga i i qeverisë, por megjithatë tha se bashkë me Manastirliun si drejtuesja politike e qarkut do të vazhdojnë të marrin vendime. “Ndërkohë që ka një buxhet tjetër, që është buxheti i Bashkisë Tiranës, që normalisht dëgjesat do t’i bënte kryetari i bashkisë. Por kryetarin e bashkisë së Tiranës e kemi në burg pa gjyq. Dhe në ndërkohë jemi në një paradoks shumë të madh, kur kryetari i bashkisë së Tiranës u mor dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli si i paraburgosur, gjë që ndodh normalisht sipas ligjit vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Unë e thashë publikisht që kjo është disproporcionale. Çdo njeri në Shqipëri, në çfarëdo pozicioni nëse duhet hetuar, duhet hetuar. Por çdo njeri, në Shqipëri dhe në të gjithë botën demokratike, deri kur gjykata e nxjerr fajtor, është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që, në qoftë se njeriun e merr edhe e fut brenda, dhe pastaj lëshohen të gjitha llojet e hijenave dhe të gjitha llojet e klounëve të cirkut politik dhe mediatik për t’i bërë gjyqin, atëherë patjetër që ndodh siç ndodhte dikur: vjen një herë dënimi publik, pastaj vjen dhe pjesa tjetër. Gjithsesi, më pas, duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryetarin e bashkisë që të vazhdojë të kryejë detyrën dhe paralelisht të bëjë procesin, ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bëjnë maksimumin ata që drejtojnë sot. Këtu janë nënkryetarët e bashkisë. Kryetarja në detyrë nuk ishte sot në Shqipëri, për arsye pune por po bëjnë maksimumin, por nuk është e njëjta gjë. Dhe për këtë arsye, ne menduam, në respekt të plotë sipas nesh të ligjit. Sepse ligji, – kushtetuta, më saktë, thotë dy gjëra të ndryshme: tjetër për deputetin, tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë “pa arsye” kur mungon; për të zgjedhurin lokal nuk e thotë fare. Gjykata Kushtetuese doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm, pavarësisht se i kundërt me këndvështrimin tonë. Mirëpo, tani duhet të zgjedhim, sepse kanë thënë që kryetari i bashkisë është në pamundësi ta ushtrojë detyrën, por nuk mund të bëhen zgjedhje sepse ai është kryetar bashkie. Okej, jepini mundësinë ta ushtrojë detyrën. Bukur, kur të vijë atje që të kërkojë të lirohet që të vazhdojë detyrën shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i rrijë besnike vetes dhe t’i japë mundësinë të vazhdojë detyrën, apo jo? Por deri atëherë, ne jemi këtu. Ju jeni këtu dhe të gjithë atyre që janë këtu, në këtë qytet, ju duhet qyteti të pastrohet normalisht, qyteti të funksionojë normalisht, shërbimet të bëhen normalisht, buxheti të vendoset në dispozicion normalisht. Për këtë arsye, ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe, për këtë arsye, menduam me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, ku dhe unë po marr pjesë sot këtu. Do marr pjesë, kur të jetë mundësia për këto dëgjesa, do t’i bëjmë në të gjithë territorin. Kështu që… Vasilika është nënkryetarja e bashkisë, ka punuar për shumë vite si zëvendësministre e Financave dhe, përpara, në kohë të tjera, ka mbuluar taksat vendore dhe besoj që, sot nuk e ka të vështirë të ndajë me ju disa pika, jo gjatë, për buxhetin e bashkisë”, u shpreh Rama.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40