Kryeministri Edi Rama iu rikthye ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec muajin e shkuar, ku tha se PS nuk mbron as ministrat, dhe jo dajën e autorit që thuhej se kishte lidhje me partinë. Nga Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, Rama dha se ngjarja nuk u fsheh, u reagua në kohë, por nuk kurseu kritikat për prokurorinë që ndryshoi masën nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia.