Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër, ka pushtuar vëmendjen e mediave vendase. I drejtpërdrejt si përherë, shefi I ezekutivit shqiptar nuk I kurseu kritikat ndaj gjuhës së përdorur prej sekeretares së brendshme britanike, Suella Braverman, duke e quajtur veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike. Në një intervistë dhënë emisionit Today në BBC Radio 4, Rama tregoi se dhe komentet e Bravermanit vitin e kaluar për "kriminelët shqiptarë" që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen në verteve një krim.