Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë isopolifonike dhe daulle gjatë inaugurimit të tunelit të ri të Llogorasë. Gjatë inaugurimit të tunelit që shkurton rrugën drejt jugut në pikun e sezonit turistik, Rama është shoqëruar nga zv.kryeministrja Balluku, nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Të shumtë ishin qytetarët që i uruan ditëlindjen kryeministrit, duke i kënduar edhe këngë, por nuk munguan as batutat.