Kryeministri Edi Rama reagoi me një koment në platformën X për ngjarjen Pustec e ku gjatë një festivali folklorik, në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u ekzekutua vetëm himni maqedonas dhe jo Himni Kombëtar Shqiptar. Vlerëson qëndrimin e mbajtur prej kryebashkiakut të Pustecit Pali Kolefski. Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën.