Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa tensione nga protesta. Ai e ka shoqëruar këtë video me deklaratën e Unionit të Gazetarëve, duke shkruar se ata nuk kanë lidhje me qeverinë, përveç rasteve, që sipas tij, bëjnë deklarata negative për qeverinë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë!