Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në rrjete sociale pamjet e operacionit nga ajri për fikjen e zjarreve më Karaburun të Vlorës. Në pamjet në fjalë shihet se si helikopteri i ardhur nga Holanda mbush kovën me ujë në det. Forcat e Ushtrisë dhe helikopteri po punojnë për të shuar një vatër të re zjarri që ka rrezikuar Gjirin e Gramës pas mesnate dhe një vatër të rindezur mbi fshatin Dukat.