Top Channel/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron
24/08/2026 14:24

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci ka ndarë videon ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Përgjigjja e Diellës vjen në formë vlerësimi për përvojën e Kumbaros në shërbimin publik dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes ministrive. Kujtojmë se pas takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, Rama zhvillon sot një tjetër takim në Pogradec, këtë herë me ministrat e qeverisë. Bashkëbisedimi: Rama: Ja, erdhi një kolege e jotja, Mirela Kumbaro. Diella: Mirëserdhi ministrja Mirela Kumbaro, prania e saj plotëson më tej nismën e përbashkët të punës. Rama: Mirela Kumbaro është ministre e kujt? Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është ministre e Arsimit. Rama: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? Diella: Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë kolegjiale, ajo merr forcë kur shndërrohet në rezultat të prekshëm për qytetarët. Ndërkohë, detajet e para të “Pasqyrë Albania” tregojnë se platforma do të jetë një modernizim i “Bashkëqeverisjes” dhe do të funksionojë përmes dy seksioneve, “Flamingo Mirror” dhe “Radar”. I pari do të shërbejë për mbledhjen e sinjalizimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa “Radar” do të gjurmojë problematikat e raportuara, me një afat prej 48 orësh për ndjekjen e tyre dhe deri në dy javë për zgjidhjen. Sipas burimeve nga PS, synimi është rritja e besimit te institucionet, ndërsa testi i parë i kësaj nisme pritet të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51
Top Channel/ KLGJ: Duam para për sigurinë, Gjyqësori merr 37% më pak fonde nga sa kërkoi, SPAK…
05/11 12:22
Top Channel/ 31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia ndëshkon me nga 5 mijë lekë 31 protestues
05/11 12:21
Top Channel/ BE jep alarm për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pesticidet dhe cilësinë e qumështit
05/11 12:20
Top Channel/Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të…
05/11 11:53
Top Channel/‘Zv/kryeministren e keni me 5 akuza’, debate te Ekonomia Cara përplaset me socialistët
05/11 11:45
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, banorët tërheqin sendet me vlerë nga banesat
05/11 11:42
Top Channel/Shpërthimi në Elbasan, ‘Pallati i pabanueshëm’ Llatja: Banorët janë strehuar në…
05/11 11:41
Top News – ‘Plas’ te Shëndetësia! Spahia e Spahiu debatojnë për buxhetin
05/11 11:40