Top Channel/ Rama: Nuk marrim palestinezë/ Kryeministri nga Mynih: Asnjë kërkesë nga SHBA
16/02/2025 12:05

Palestinezë në Shqipëri? Jo gjatë qeverisjes socialiste. Gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në panelin me në qëndër diskutimi “ lufta në Gaza dhe konflikti Izrael Palestinë”, se nëse do të kishte një shtrirje dore për bashkëpunim nga administrata amerikane, përgjigja do ishte negative. Idea e presidentit Donald Trump që konfirmoi në një deklaratë për shtyp ditë më parë se Shqipëria është pjesë e listës së vendeve që po merr në konsideratë për dërgimin e refugjatëve palestinezë, sipas kryeministrit Rama nuk është zhvilluar më tej, sepse nuk ka ende një kërkesë për strehim në territorin shqiptar; por edhe nëse në të ardhmen do të ndërmerret ky hap nga Trump, shteti shqiptar do të refuzojë. Mediat që ndoqën aktivitetin e pasdites së të shtunës në Gjermani raportojnë se Rama nisi fjalimin me një habi “Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Tema me titull “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme” kishte të pranishëm personalitete të politikës, të botës akademike apo të shoqërisë civile. Paneli përfshiu dhe diskutimin për strehimin e mundshëm të palestinezëve në Shqipëri si propozim i Trump, por që Rama tha se kjo nuk ka për të ndodhur. “Asnjë nuk na ka pyetur nga administrata Trump por dhe nëse do të na pyesin – çka nuk është e logjikshme, sepse ne jemi në mes të Europës dhe si mund të vijnë tek ne qindra-mijëra vetë… – gjithsesi kjo është pjesë logjistike dhe ne jemi një vend i vogël. Por kjo nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë qeverisjes sime” – ishte qëndrimi i Ramës.

Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15
Top News – Shtrenjtohet ushqimi e strehimi. Ndërtimi motori i ekonomisë, bujqësia në pikiatë
06/04 11:02
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36