Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu. “Ajo që kemi bërë për pjesën e lejeve të lehta, që nuk janë infrastruktura banimi të mëdha, por nevoja imediate të qytetarëve që jetojnë sidomos në zonat rurale që duan të shtojnë një dhomë, a një çati, por ndihma juaj për të identifikuar çdo lloj punonjësi policie që ju shfaqet nëpër avlli familjeve që jetojnë në fshat, është shumë e çmuar.