Bordi i Transparencës do të funksionojë si një mekanizëm monitorues dhe jo si përcaktues arbitrar i çmimeve të karburanteve. Kështu deklaroi Edi Rama në nisje të podcastit të së dielës, duke iu referuar situatës së çmimeve në vend. Sipas tij, detyra e kësaj strukture është vendosja e çmimeve tavan dhe parandalimi i abuzimeve në dëm të konsumatorëve.