Top Channel/ Rama: Një hap kyç në Bruksel! Flamuri i Ismail Qemalit do të vendoset aty
28/05/2026 19:51

Edi Rama, nga Korça, tha se Partia Socialiste e ka çuar Shqipërinë më lart në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit europian, duke e cilësuar këtë si një amanet ndaj të parëve dhe detyrim ndaj brezave të rinj. Ai theksoi krenarinë për rolin e PS në forcimin e marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re pas hapjes së kapitujve të negociatave dhe tashmë po ecën drejt mbylljes së tyre. Në fund, ai e konsideroi shiun gjatë aktivitetit si shenjë bereqeti dhe paralajmëroi një fitore të madhe të PS në zgjedhjet e ardhshme. “PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në rrugën drejt majës që faktikisht është amaneti nga të parët dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë. Ne do të vendosim me së bashku flamurin kuq e zi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit në këtë majë të lartë. PS ka dëshmuar se është e vetmja forcë politike që mund të ketë një raport të drejtë me faktorin ndërkombëtar, me të shkuarën edhe me botën. Është krenaria jonë që pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi i kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë. Mbi të gjitha është krenaria jonë që sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur fazën e çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave, tani kemi hapur procesin e mbylljes së gjithë kapitujve. Ndërsa shiu filloi duke dëgjuar se ç’ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të PS edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar një fitore të jashtëzakonshme si ajo që do realizojmë të gjithë bashkë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59