Top Channel/ Rama nga Dibra: Qeveria e Nanos bëri gjithçka për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës, PD…
29/05/2026 18:50

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në prag të 35-vjetorit të PS në Dibër, kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Kryeministri kujtoi edhe qeverinë e Fatos Nanos, duke u shprehu se ai bëri çmos për të mbështetur UÇk-në dhe lirinë e Kosovës. “Kthehemi sot këtu në Dibër në këtë pallat sporti, pasi kemi pasur 2 takime të paharrueshme, njërin përpara zgjedhjeve dhe tjetrin pas. Më kujtohet ai para zgjedhjeve, se me siguri nuk e keni harruar, u bë një takim shumë popullor dhe i përfolur në të gjitha pasqyrat mediatike për punën e çyrykëve. Edhe unë nuk e kisha pritur që gjithë çyrykët do të hidheshin përpjetë duke thënë: ‘Ne jemi burra’. Burrat e mençur shkuan pas grave dhe Dibra nxori nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë. Ai ka qenë një moment i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, me të cilën për një sërë arsyesh unë ndihem shumë i lidhur dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet edhe me shpejtësinë e ardhjes. Erdha me disa minuta vonesë. Ulsiu i ka bindur të gjithë në Tiranë që rruga është 50 minuta. I thashë: ‘Po më çoni me vonesë’. Më thanë: ‘Jo, se të sjellim për 55 minuta, se kështu na tha Ulsi Manja’. Fajin e ka ai. Do të ishte e pamendueshme, para se ne ta ndërtonim rrugën e dibranëve, se kështu e quaj unë rrugën e Arbrit. Do të ishte e pamendueshme të vije dhe të ktheheshe për një takim tjetër në Tiranë. Kjo është vazhdimi i një rruge që është rruga e PS-së, në të cilën ne e kemi parë dhe dëgjuar shumë, por edhe bërë shumë. Duke u kthyer tek çfarë tha Ulsiu në fjalën e tij, unë dua të rinënvizoj, sepse historia e PS-së nuk nis me momentin kur hyra unë në parti me Ulsiun. Ne kemi hyrë më vonë dhe na shihnin si shtrembër, por nis në momentin kur socialistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare. Në radhë të parë, PS ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Dhe ndoshta shembulli kulmor është i lidhur me atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin nga të katërta anët si të lidhur me Beogradin. Ata që i bombardonin ishin ata që ditën flisnin për Kosovën, natën thyenin embargon që bota demokratike i kishte vendosur Millosheviçit dhe i shisnin naftë atij për të furnizuar makinën fashiste të spastrimit etnik. Ishte PS, duke filluar nga qeveria e Nanos, që nuk la asgjë pa bërë për ta mbështetur hapur dhe mbyllur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës”, u shpreh Rama.

Top Channel/ Zjarri shkrumbon magazinën, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton dy pallate
31/10 12:23
Top Channel/ AlbChrome nën hetim penal! Prokuroria e Elbasanit ngre grup me 3 prokurorë
31/10 12:21
Top Channel/ Turistët nuk i trembin protestat, Durrësi tërheq vizitorë edhe në fund të tetorit
31/10 12:19
Top Channel/ Turistët nuk i trembin protestat, Durrësi tërheq vizitorë edhe në fund të tetorit
31/10 12:19
Top News – Zjarr në fabrikën e prodhimit të kafesë në Pogradec, hera e dytë që digjet
31/10 11:25
Top News – Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët djegin magazinat e ish-NPA
31/10 10:55
Top News – Arrestohet 30-vjeçari në Fier, dyshohet për 4 vjedhje me thyerje në biznese
31/10 10:54
Top Channel/ Kryenin vjedhje në Korçë dhe Pogradec, në pranga 2 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër
31/10 10:13
Top Channel/ Vodhi 4 biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim
31/10 09:55
Top Channel/ Zjarr masiv në Gjirokastër, ndërpritet për afro 30 minuta energjia elektrike në qytet
31/10 09:52
Top Channel/ Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar
31/10 09:49
Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56