Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve sqaroi se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 milionë euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit. Në fjalën e tij, përveç shpjegimeve të të dhënave, Rama bëri ironi se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 milionë euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen.