Top Channel/ Rama nga Asambleja: Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush
04/12/2023 17:55

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme në Shkodër e quajti një bekim qeverisjen e PS-së në këtë qytet, me kryetarin e Bashkisë, Benet Becin. Rama e nisi me faktin që Shkodra nuk quhet më ‘qyteti i plehrave’, si premtimi i parë bërë, dhe ndriçimin publik. Kryeministri përmendi restaurimin e godinës së Bashkisë Shkodër, Muzeun e Kujtesës, transformimin e rrugës kryesore, Rrugën e Dukagjinit, projektin energjitik me shfrytëzimin e energjisë diellore. Për restaurimin e bashkisë së Shkodrës, Rama tha se kjo godinë duket se do të shembet nga momenti në moment. “Do fillojmë restaurimin e godinës së Bashkisë Shkodër. Është ‘Allah Allah’, ajo godinë flet shumë për kush e ka drejtuar deri tani. Ka nevojë për një restaurim, një diamant në dorën e qytetit dhe jo një godinë që të duket sikur të vjen keq se duket sikur do shembet”, tha kryeministri. Për Muzeun e kujtesës historike premtoi se të kthehet në një muze dinjitoz. “Muzeu i Kujtesës, muzeu i historisë së dhimbshme të qytetit, është si një dyqan për të blerë ato kartat e patatinave. Do ta kthejmë në një muze shumë dinjitoz”, tha ai. Transformimi i rrugës kryesore dhe i rrugës së Dukagjinit, janë gjithashtu një nga projektet e rëndësishme, ndërsa do të ketë një ulje të çmimit të energjisë për disa familje, si pasojë e një projekti energjitik. “Transformimin e fasadave të rrugës kryesore, që nuk është vetëm çështje bukurie, edhe bukuria është e rëndësishme. Imagjinoni sikur gratë dhe vajzat do dilnin në rrugë pa u kreh e pa u lyer, imagjinoni ça tmerri do jetë. Shëmtia nuk prodhon ekonomi, prodhon depresion, dekurajim, mungesë shprese, ndërkohë që e bukura prodhon ekonomi. Por nuk është vetëm ana estetike, por është një projekt efiçence energjitike. Disa godina në hyrje të Shkodrës, familjet aty do të kenë ulje të çmimit të energjisë, në 30%. Model të parë të shfrytëzimit të energjisë diellore, që shpresoj që të eci përpara si duhet. Në atë projekt është Beneti pa qeverinë. Rruga e Dukagjinit, një pretim i stërpërsëritur i tjerëve, një nga gjërat që Beneti kishte merak ishte të premtoja rrugën e Dukagjinit, se e di që e kam zor ta bëj një premtim por kur e them e mbaj. I kemi mbajtur një pjesë të madhe të zotimeve. Ky është takimi i parë në një vend që nuk e qeverisnim më përpara. Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush. Po të shkuara të harruara kur i thonë fjalës”, tha kryeministri.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27