Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Samitin e Koalicionit të të Gatshmëve në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Koalicioni i të Gatshmëve, ku bën pjesë edhe Shqipëria udhëhiqet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca dhe është krijuar me synimin për të garantuar sigurinë dhe paqen në Ukrainë.