Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva. Në këtë samit në Barcelonë janë mbledhur udhëheqësit e së majtës globale me synimin për të mbrojtur multila-teralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e majta kundër së djathtës ekstreme.