Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Pogradec ku inspektoi përfundimin e punimeve në Pallatin e Sportit. Rikonstruksioni me vlerë 1 milionë euro i godinës, u financua nga qeveria dhe bashkia e Pogradecit. Pasi përfundoi inspektimin, Rama pritet të ketë edhe takime me strukturat e partisë në Pogradec në kuadër të rienergjizimit të PS.