Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Selinë e OKB në New York, në një dialog me temë “për të ardhmen digjitale”. Rama e quajti “një bekim për vendet në zhvillim teknologjinë digjitale me premtimin e saj për një progres eksponencial”. Duke përmendur të dhënat në Shqipëri, të cilat tregojnë se 95% e shërbimeve ofrohen online, kryeministri theksoi se do të merret për bazë Inteligjenca Artificiale për të bërë të “çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.