Kryeministri Edi Rama feston vitin me shifra rekord të turizmit në Shqipëri. Kështu e nis shkrimin gazeta italiane “La Stampa” e cila ka intervistuar kreun e qeverisë shqiptare. Sipas La Stampa ndërsa kryeministri Rama po pushon disa ditë në rezidencën qeveritare në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar nuk fle kurrë. “200 fluturime çdo ditë e natë, pa llogaritur transportin tokësor apo detar.