Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave të tragjedisë së “21 Janarit” 2011, së bashku me familjarët e të ndjerëve. Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku 4 viktimat ndërruan jetë.