Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kavajë, ku u ka dorëzuar çelsat e apartamenteve 153 familjeve, të cilat mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Rama tha se procesi i rindërtimit në Shqipëri është i ndryshëm nga ai i vendeve të tjera sepse qytetarët e prekur nuk kanë futur asnjë lek për shtëpitë e reja.